Fonseka te Milan pas xhiros australiane

Klubi kuqezi ka gati kartën Fonseka, Milan më parë do të luajë miqësoren me Romën në Perth të Australisë.

Për periudhën post-Pioli tani nuk ka asnjë dyshim, te Milan do të ulet në pankinë portugezi Paulo Fonseka.

Dje, gjatë ndeshjes Milan-Salernitana (3-3) veçmas sulmuesit Oliver Zhiru edhe trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli përshëndeti të gjithë publikun e Milanit (megjithë polemikat e javëve të fundit, Pioli u prit me shumë duartrokitje).

Nga nesër klubi do të fillojë të krijojë strukturat e sezonin e ri: La Gazzetta dello Sport në faqet e saj këtë mëngjes përsëriti se Milani dhe Fonseka do të bëhen bashkë për të krijuar një cikël të ri së bashku.

Megjithatë njoftimi zyrtar duhet të vijë pas ndeshjes miqësore në Australi të Milanit kundër Romës, të planifikuar për t’u luajtur në Perth me 31 maj.

Një kontratë dyvjeçare me opsion për një të tretë apo një kontratë trevjeçare mund të jenë kopsitur për trajnerin aktual të Lilë në Ligue 1, me vlerë rreth tre milionë në sezon./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!