Titulli në 90-të minuta, Partizani – Egnatia në duelin final

Sot në orën 19:00, finalja e ‘Final Four’. Partizani për të ruajtur fronin, Egnatia kërkon trofeun e parë në kampionat. Gjykon Entoni Tejlor

Partizani- Egnatia. Ky është takimi i mbërmjes së sotme prej të cilit do të përcaktohet fituesi i titullit kampion për edicionin 2023/2024 në Abissnet Superiore.

Vështirë të pranohet se kjo ishte rruga më e mirë (formula e re Final Four) për të shkuar te fituesi. Ngjan me një finale Kupe…asgjë më shumë!

Sidoqoftë sot me fillim orën 19:00, në stadiumin Kombëtar me emrin ‘Air Albania Stadium’, 17 herë kampionët e vendit, Partizani, dhe dy herë fituesit e Kupës së Shqipërisë, Egnatia, në duelin e pazakontë.

Dyndje tifozësh dhe emocione në fushë janë praktikisht të lidhura aq ngushtë sot në verdiktin final të edicionit të 85-të të futbollit në Shqipëri.

Cilësitë janë aty me të dyja skuadrat e denja për të ngritur lart trofeun e madh të fituesit. Kjo finale e ‘Final Four’ i është besuar një arbitri të nivelit më të lartë të mundur në botë; Entoni Tejlor. Shpesh anglezi 45 vjeçar protagonist me vendime të guximëshme në Premier League apo dhe në evente të UEFA-s dhe FIFA-s.

Mënjanë sa më lart, kjo mbrëmje pritet të jetë spektakolare. Në 90′ minuta, shtesë apo penallti. Madje dhe në tribuna ku priten autoritete të ndryshme nga bota e sportit por jo vetëm. Do të jetë edhe “lushnjari’ Silvinjo me teknikun kuqezi i cili nesër do të zyrtarizojë listën e Shqipërisë për finalet e ‘Euro 2024’.

Mbi të gjitha do të jetë sfida e fundit sezonale duke u njësuar me duelin që veç titullit do përcaktojë dhe ‘çekun’ përfundimtar të 10 skuadrave pjesëmarrëse. Për t’ja lënë vendin….kapitullit të ri./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!