Kros e mbyll si mbret, tifozët: ‘Gracias Leyenda’
Lajmi se do të mbyllte me Realin dhe pas Europianit ‘Gjermani 2024’ do varë këpucët, shokoi jo pak botën e futbollit.
Toni Kros në moshën 34 vjeçare luajti sot ndeshjën e fundit me Real Madrid (ka dhe një finale Champions me Dortmund), ndaj Betis (0-0 final) për javën e 38-të në La Liga.
Ndërkohë para fillimit, mesfushori mori gjithë respektin e duhur nga ‘fortesa e bardhë’ të një simboli ‘galaktik’.
Në nder të tij, lojtarët kishin veshur edhe fanella ‘Kroos 8’. Më pas në sektorë të ndryshëm në tribunat e “Santiago Bernabeut”, tifozët zbuluan mes duartrokitjeve një pankartë të madhe falenderuese.
”Gracias Leyenda” shkruhej teksa një foto të Kros në mes me fjalët “22”. Kjo simbolizonte numrin e trofeve në të gjitha kompeticionet që ai ka fituar me Los Blancos në 10 vite.
Të gjithë në këmbë në minutën e 87′ kur gjermani u zëvendësua për Dani Sebajos./Sportiim.al/