Olsi Rama: A ja vlen të merrem me këtë gjë?

Humbja e Partizanit sot me Tiranën (1-0) ka zgjuar edhe njëherë tjetër ndjenjën e keqardhjes te të kuqtë. Por jo te drejtori sportiv Olsi Rama.Numri dy i klubit shkon më tej teksa e quan të turpshëm gjykimin e Hamitit dhe trupës gjykuese në tërësi.

Pas ndeshjes Rama tha:

Nuk mund të japësh penallti me VAR e më pas të mos shikosh një ndërhyrje tjetër. Këta duhet të kenë turp, duhet të kenë sedër. Ke VAR e televizion dhe i bien të njëjtës vegël.

Unë harxhoj nervat e mia dhe them: A ja vlen të merrem me këtë gjë?!Dikush vendos me dy ose tre standarde. Djemtë e dinë mirë se pavarësisht arbitrave, duhet të futen në fushë për fitore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!