Tirana fiton me Partizanin e vetme në krye

Në 6 takime të luajtura mes tyre në ‘Air Albania Stadium’, Tirana mbetet e pathyeshme. Tri fitore tri barazime.

Java e 6-të Abissnet Superiore: Tirana- Partizani 1-0 (Limaj 45+7 Pen)

Tirana kryeqytet, vishet ‘bardheblu’. Së paku deri kur të luhet derbi i radhës. Bardheblutë e trajnerit Orges Shehi, triumfuan ndaj Partizanit në aktin e parë sezonal mes tyre. Vendos goli i Vesel Limajt në minutën e 45+7′ të pjesës së parë me penallti.

Derbi numër 163 erdhi fillimisht përmes “lojës” në tribuna. Pozicionuar pas portave, të dyja tifozeritë ultras, dhuruan spektakël në dekor e këngë. Vendasit, me unfiformën badheblu por e gjithë shtëpia e tyre, u njoh me këngën e Renis Gjokës i cili përformoi para startit këngën ‘tironase’.

Në fushë loja nis me ‘flakë’. Të dyja tifozeritë kalojnë “cakun” duke e detyruar Hamitin kryesor të ndalë lojën për të pastruar fushën nga objekte e qiellin nga tymi. Luhet e 2-ta minutë…

Në fund sfida. Ajo ecën në labirinthet e së paditurës. Jo për shumë kohë pasi Tirana ka dy mundësi të arta brenda një aksioni për të shënuar. E njëjta situatë në minutat e fundit të kohës së rregullt të 45 minutave të para te porta e Bekajt.

Ndërkohë një kontakt mes Belicës dhe Tolit në kohën shtesë të kësaj pjese, dhuron atë që askush nuk e mendoi paraprakisht. Fillimisht protesta të bardhebluve te gjyqtarët, më pas biseda në kufje me sistemin VAR dhe Hamiti ndërsa vrapon për të parë vetë rastin, akordon penallti për Tiranën.

Godet Limaj, sfera pushon në rrjetë është e 52-ta e pjesës së parë. Festa legjitime skuadër-tifozë.

E dyta nis më mirë për Partizanin e cila inspirohet nga loja në krah, kryesisht e Mustës. Edhe Mala që luajti jashtë pozicionit të tij, përmirësohet por Zhunior mbetet i vetëm përpara. Filipoviç nuk shfaqet dhe loja dalëngadalë nis të rrotullohet sërish nga Tirana. Nuk ka gol, Tirana fiton derbin dhe merr tri pikë për kreun me 14 pikë. E vetëme në 6 javë…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!