Halili: Tirana fitoi një ndeshje të rëndësishme

Presidenti i Tiranës Refik Halili i harroi të gjitha problemet që u konstatuan në organizimin e kësaj sifide. Pas duelit të fituar me Partizanin 1-0, kreu bardheblu, u përpoq të ulë euforinë duke u deklaruar se titulli kampion është shumë herët për tu konsideruar i tyre.

Halili:

Derbi ka rëndësi shumë të madhe për ne. Kuptohet që është një ndeshje e rëndësishme, i ka rezultatet të gjitha brenda. Jemi të kënaqur që e fituam këtë ndeshje, shpresojmë të festojmë sonte dhe çunat të ecin para.

Për sa i përket klasifikimit, jemi në vend të parë, por për të folur për titull duhet punë e të fitojmë ndeshje të tjera që të ecim para. Sa i përket titullit, është shumë, shumë shpejt, kemi shumë punë për të bërë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!