Partizani, Laçi dhe Vllaznia spektakolarë në Conference

Shkëlqejnë skuadrat e Kategorisë Superiore në Konferencë Ligë. Sot Partizani, Laçi dhe Vllaznia tre skuadrat elitare shqiptare ia kanë dalë të kalojnë raundin e parë në duelet e kthimit dhe sikurse edicionin e kaluar (pritet të kalojë dhe Teuta) 4 ekipe të bëjnë sërish progres në Europë.

E nisi Partizani teksa në Moldavi përballë Sfintul arrin të fitojë sërish këtë herë 2-3. Vendimtar përsëri Stenio Zhunior me dy gola personalë. Me 8-4 në dy takime, Partizani kalon bindshëm E radhës me Bazel.

Kualifikim elektrizuess, por i merituar i Laçit në ‘Elbasan Arena’. Përballë ekipi i Duros pati Podgoricën e cila vinte pas 1-0 në të vajtjes. Epërsia e madhe e Laçit shpërblehet vetëm në të 60-ën kur Ardit Deliu shtang portierin e ri por plot talent Iveziç.

Ishte pikërisht porteri Nikola Iveziç, i cili falë pritjeve të shumta dhe rasteve të humbura pambarimisht nga bardhezinjtë, ia doli të dërgojë Podgoricën në shtesë.

Laçi tërësisht i freskët e superior, realizoi dy gola të tjerë. Në fillim me Regi Lushkjen (90+3′) falë një goditje të fortë, teksa Fatmir Prengaj i sapo hedhur në terren, vulosi kualifikimin në minutën e 114-të. I pret Universitatea Krajovë e Rumanisë.

Madhështore fitorja e Vllaznisë 3-0 në ‘Loro Boriçi’ ndaj Shiroki Brijeg. Me trajnerin Tomas Brdariç në tribunë, kuqeblutë e Plorit përpara një numri rekord tifozësh në tribuna,dhurojnë një kualifikim të paharrueshëm.

Ata përmbysën shifrat 3-1 dhe çertefikojnë biletën për në turin e dytë kur përballë do të kenë AEL Limasol të Qipros.

Ndeshjet e kthimit:

Sfintul- Partizani 2-3
Volkov 4′ (p), Slodovniçov 22′  / Cara 15′, Stenio Zhunior 42′, 55′

Laçi– Podgorica 3-0 (pas kohës shtesë)
Deliu 60′, Lushkja 93′ , Prenga 114′

Vllaznia– Shiroki Brijeg 3-0
Gjurgjeviç 46′, 78′ Imami 62′

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!