Shqiptarët në fushë, Liga e Konferences në të kthimit

Do të luhet akti i dytë i turit të parë për tri skuadrat e Kategorisë Superiore në Conference League. Partizani pas 5-2 bindës në ‘Elbasan Arena’ sot në Tiraspol për të marrë biletën ndaj Sfintul Gheorghe në 19:00. Fituesi luan më pas me Bazel.

Ndeshje me një ‘senc’ duket edhe ajo mes Laçit dhe Podgoricës. Kurbinasit pritës në ‘Elbasan Arena’ në 20:00, do të bëjnë gjithëçka për të përmbysur malazezët që fituan të vajtjes 1-0. Rumunët e Universitatea Krajovë presin fituesin në turin e dytë.

Një orë më vonë (21:00) në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia pret Shiroki Brijeg. Skandali me gjykimin në takimin e parë shoqëruar me rezultatin negativ 3-1, e bën mjaft të luftuar sfidën ekthimit. Në Shkodër janë entuziastë. Nëse kalojnë, shkodranët përballen me qipriotët e Ael Limasol.

Ndërkaq sot në fushë edhe skuadra të tjera shqiptare nga rajoni.

Programi i plotë i skuadrave shqiptare sot në Conference League:

17:00

Struga– Liepaja (1-1)

19:00

Sfintul Gheorghe –Partizani (2-5)

20:00

Laçi -Podgorica (0-1)

Llapi- Shkupi (0-2)

20:45

Deçiç-Drita (1-2)

21:00

Vllaznia- Shiroki Brijeg (1-3)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!