Speciale/ Bledar Kola ndihmës trajner te rivali i Laçit…
Nga:Isuf Myrtaj
Roland Agalliu, lojtari i parë i huaj që ka luajtur te Universitatea Krajovë.
Një javë më parë në ‘Arena Kombëtare’ të Bukureshtit, Universitatea Krajovë fitoi Superkupën ndaj Kluzhit me penallti (0-0, 2-4 penallti)
Universitatea Krajovë, rivali i Laçit në turin e dytë të Conference League në 22 dhe 29 korrik, përbën një emër jo të vogël sportiv në Rumani. Ata u renditën të tretët edicionin e kaluar pas FCSB-së (Steaua) dhe Kluzhit.
Sikundër këto 3-4 vitet e fundit edhe tani ata konsiderohen pretendentë për titull në ‘Divizia A’. Kampionati i ri rumun nisi dje me Botoshani- FCSB (0-0) ndërsa Universitatea Krajovë, do të luajë nesër 17 korrik ndaj FC Arges Pitesti.
Impianti:
Stadiumi ‘Ion Oblemenco’ me kapacitet prej 30 983 vëndesh është modern dhe u rikonstruktua në nëntor 2017. Te ky impiant me ‘4 yje’ luajnë ndeshje zyrtare dy ekipe të Krajovës por bashkia e qytetit, pronarja e tij, ka vendosur që askush të mos stërvitet në impiant deri kur të vijë radha e bardhezinjëve të Laçit me seancën përgatitore të mërkurën e 21 korrikut.
Sipas informacionëve të ‘Sporti im.al’ do të jenë pikërisht kurbinasit që do ta bëjnë sefte shkeljen e barit për këtë sezon.
Klubi dhe marketingu.
Klubi ka një organikë të pasur dhe me vlerë prej 27.38 milion euro.
Futbollistët kryesorë të Universitatea Krajovë:
Sulmuesi boshnjak Elvir Koljiç, mesfushori Alexandru Çicaldau dhe sulmuesi Andrei Ivan
Trajner i skuadrës së Universitatea Krajovë është greku Marinos Ouzounidis (ka drejtuar Panathinaikos, AEK, AEL, APOEL, Panionios, Ergotelis, Platanias) por qershia mbi tortë fakti që lezhjani Bledar Kola, ish-mesfushori i famshëm kuqezi, figuron ndihmës i tij.
Në katër vitet e fundit Klubi ka shitur:
Bogdan Vătăjelu për te Sparta Pragë për 1.3 milion euro
Andrei Ivan, te FC Krasnodar për 3,5 milion euro.
Alexandru Băluţă, te Slavia Pragë për 2,4 milion euro.
Gustavo Vagenin, te Liaonig Whowin për 800.000 euro.
Vladimir Screciu, te Genk për 2 milion euro.
Alexandru Mitriţă te FC New York City për 7,5 milion euro.
Valentin Mihăilă te AC Parma për 8,5 milion euro