Mbrojtësi laçian firmos te Kukësi

Një ndër futbollistët e shkollës ‘Nica’ në të shkuarën te Laçi, firmosi sot me Kukësin e Kategorisë Superiore. Bëhët fjalë për mbrojtësin anësor Edison Ndreca i lindur dhe rritur në Laç.

Klubi verilindor fill pas aktit, me anë të një postimi në profilin e tyre në “Facebook” ka zyrtarizuar blerjen e tyre më të re Edison Ndreca. 26 vjeçari ka veshur bluzat e Laçit, Besëlidhjes, Burrelit, Teutës, Kastriotit dhe Bylisit.

Ndreca ka deklaruar:

“Objektivat e Kukësit dhe projekti qe klubi ka, më bindi dhe ma bëri më të lehtë zgjedhjen. Shpresoj që së bashku të bejmë gjëra te mëdha dhe të rikthejmë titullin kampion në Kukës dhe Kupën e Shqipërise. Për mua është kënaqesi që të veshë fanellën e Kukësit dhe do të japë më të mirën time! Forca Kukësi”, – tha Edison Ndreca pas firmës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!