Abrashi për dy sezone te Grasshoper
Mesfushori 31 vjeçar, rikthehet pas 6 vitëve në skuadrën nga Zyrihu.
Mesfushori i kombëtares shqiptare Amir Abrashi ka firmosur zyrtarisht për Grasshoper të Zyrihut.
Pas eksperiencës në Bundesligë me Frajburg dhe huazimit te Baseli në Zvicër, Abrashi ka firmosur sot për Grasshoper me të cilën pati një aventurë nga 2010-2015-të.
Mesfushori i kombëtares kuqezi, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. Vetë Abrashi menjëherë pas firmës ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i Grasshoper duke u shfaqur shumë i lumtur për këtë rikthim te klubi ku luajti për 5 sezone në periudhën 2010-2015.
“Gjithmonë kam dashur të rikthehem te Grasshopperi dhe tani ishte koha e duhur për ta bërë këtë. Mezi po pres të luaj sërish në stadiumin Letzigrund që është si shtëpia ime e dytë”, tha Abrashi.