Guindo kryen testet, gati për Duron
24 vjeçari Saliou Guindo nënshkroi për dy edicione me Laçin teksa sot ka patur një axhendë të ngjeshur në Tiranë.
Sulmuesi nga Mali një lojtar mjaft cilësor fillimisht ndërsa erdhi për llogari të Skënderbeut në 2018-ën e më pas veshi për dy sezone uniformën e Bylis, do të jetë në forcë të kurbinasëve.
Sot nën kujdesin e stafit mjekësor Guindo ka kryer të gjitha procedurat me ekzaminimet mjekësore duke rezultuar në parametra optimalë.
Ndërkaq bardhezinjtë prej ditësh në Strugë, po përgatisin me kujdes transfertën e Conference League që do ta luajnë në 6 korrik në Podgoricë me vendasit me të njëjtin emër.
Testi dje ndaj moshave të ekipt të Strugës fituar 7-0 nga Laçi, senjë emirë se kurbinasit kanë shëndet sportiv . Me ta pritet të bashkohet edhe sulmuesi Guindo. Duro pritet të ketë disa alternativa. Me Van Dejv Harmon, Dejan Zarubica dhe Saliou Guindo vija e parë mjaft premtuese.