Kur flet …Laska

Ata që e njohin nga afër, e dinë fare mirë se Pashk Laska, presidenti i Laçit është superserioz në punë, shumë korrekt në marrdhënie me punëmarrësit, rivalët në garë por dhe i batutave në kohë relaksi.

Dje nga tribuna e ‘Air Albania’ teksa skuadra e tij arriti objektivin madhor të sigurimit të një bilete në Conference League, (Tirana-Laçi 0-1) Pashk Laska i pyetur nga mediat, nxori dy -tri fraza që dhe mund të dalin nga konteksti.

Në fakt, tej batutave të kurbinasit, Laçi është i tëri në valle për të fituar titullin kampion. Mjafton që në dy javë të fitojë ndeshjet e tij dhe Partizani të ndalet në njërën nga përballjet që ka. Aq e thjeshtë.

Kreu bardhezi ka reaguar duke i dhënë nuanca serioziteti komenteve të klubëve rivale lidhur me frazat e tij pas fitores me Tiranën.

Deklarata:

“Deklarata ime e djeshme ka ngjallur reagime të shumta, por askush nuk mund të më ndalojë të jap mendim apo të shpreh dëshira. Kam edhe unë të drejtën e fjalës, si çdokush tjetër. Në TV kam parë që është shfaqur i habitur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit. Kurioziteti im është se si ka mundësi, që arkitekti Olsi Rama nuk u habit aspak kur Safet Gjici, presidenti i Kukësit, tha dy ditë para ndeshjes me ta se Partizani del kampion. Pas asaj deklarate Partizani fitoi, madje me katër gola diferencë. Pse nuk krijohen keqkuptime kur të tjerët shprehen se Partizani del kampion dhe ekipi i tyre më pas mposhtet nga ata, duke e vërtetuar thënien në njëfarë mënyre?
President: Pashk Laska “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!