Mungesa me pikatore, Superiorja të premten

Pas një jave gjithë surpriza, Superiorja rikthehet të premten për javën 35. Partizani-Vllaznia dhe Laçi- Teuta dhe Kastrioti- Bylis, janë sfidat që pritet me më shumë interes.

Do ketë pezullime futbollistësh:

Jasir Asani te Partizani, ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk mund të aktivizohet ndaj shkodranëve në një sfidë të premten me aromë titulli.

Tirana, humb kapitein Idriz Batha i cili u ndëshkua kundër Laçit me karton të verdhë dhe nuk mund të luajë ndaj Apolonisë. Fierakët gjithashtu nuk kanë dy titullarë, portierin Harizaj dhe kapitenin Agyare. I pezulluar për këtë javë është edhe sulmuesi i Laçit, Fatmir Prengaj.

Vllaznia rikuperon Adilin dhe Kaleziç, ndërsa këtë javë do ti mungojnë Aleksandar Isaevksi, i pezulluar prej kartonëve të verdhë.

Të pezulluarit e javës së 35:

Jasir Asani, Partizani

Aleksandar Isaevksi, Vllaznia

Fatmir Prengaj, Laçi

Idriz Batha, Tirana

Romero Harizaj, Apolonia

Benjamin Agyare,Apolonia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!