Tirana pa asnjë objektiv, shpërthejnë tifozët

Tirana i ka dhënë praktikisht fund kampionatit të 82-të Kombëtar të Futbollit. Skuadra kampione në fuqi teksa numëron 25 tituj në Superiore, pas humbjes së djeshme në shtëpi me Laçin, duket se ka mbyllur me zero objektivë.

Një sezon super i dështuar. Tirana e eliminuar turpshëm nga Korabi në Kupë, largimit të trajnerit Egbo, vetëlargimit në trajtë proteste të pasuesit të nigerianit Nevil Dede, dhe mbyllja si e pesta në renditje (ende jo, thotë matematika) me Orges Shehin trajner, tregues se te bardheblutë, ka ardhur koha për revolucion.

Në fakt, i kanë paraprirë tifozët e skuadrës ndërsa të zhgënjyer nga paraqitja e djeshme në një finale ndaj kurbinasëve, kanë shigjetuar në faqen zyrtare të klubit kryesisht presidentin Halili dhe vetë futbollistët. Merkato e dështuar e Tiranës, prevalon në komente të fansave të skuadrës më të titulluar në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!