Sherri, heroi i gjakosur në triumf

I dha kualifikimin Laçit gjatë verës ndaj Keshlës në Europa League turi i parë eliminator me një penallti të pritur në Azerbajxhan. Zhvilloi një kampionat (deri tani) në nivel të mirë por disa gabime kanë ulur notën maksimale që Alen Sherri mertion.

Në fakt, sot 23 vjeçari, i dha një tjetër ‘kurorë’ Laçit. Ndaj Partizanit në betejën për 1/4 e Kupës së 69-të te ‘lotaria ruse’ e penalltive priti dy të tilla. Në fund festa e përgjakur me futbollistët e skuadrës që vërshuan drejt ‘triumfit’

Sherri:

“Të them të drejtën e kam vuajtur pak pjesën e gabimeve, pasi na kanë kushtuar. Sidomos ndeshjen e fundit. E kam vuajtur për faktin se ekipi ka qenë gjithë kohën mirë dhe të vjen keq të lësh pikë për gabime, aq më shumë kur je kryesori.

Edhe ulja në stol e të gjitha këto të bëjnë të reflektosh. E rëndësishme është të rikthehesh. Për mua i fortë është ai që kthehet pas një gabimi, jo ai që është gjithnjë në të njëjtin nivel. Kur kthehesh i fortë pas një gabimi është gjë e madhe.

Eliminuam Partizanin, një ekip shumë i fortë dhe rival edhe në kampionat. Ishte një farë barometri për të parë se ku jemi ne dhe Partizani. Më vjen mirë që u kualifikuam dhe pse jo, t’i shkojmë deri në fund. Janë vetëm dy ndeshje, pse jo”, ndër të tjera Alen Sherri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!