Kupa/ Goglat afrohen për 4 skuadrat

Në 2 prill, shorti i gjysmëfinales së edicionit të 69-të të Kupës së Shqipërisë:

Pasi kaluan në çerekfinale Laçi, Teuta, Skënderbeu dhe Vllaznia ishin në pritje të shortit në gjysmëfinale të këtij sezoni.

Fakti që data e publikuar(14 prill) për të zhvilluar takimet me përballje me një takim, afron, duket se ka shtyrë sektorin e garave në FSHF për të përcaktuar ditën e shortit gjysmëfinal.

Sot FSHF, njofton.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2020/2021 do të hidhet ditën e premte, datë 2 prill, në ora 11:00.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19

Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Laçi, Teuta, Skënderbeu, dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 14 prill, me ndeshje teke dhe jo me sistem vajtje-ardhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!