Gjysmëfinalistet/ Ndeshje me një takim, shorti së…shpejti

Laçi, Teuta, Vllaznia dhe Skënderbeu, skuadrat gjysmëfinaliste do shortohen së shpejti. Formula me një takim luhet në 14 prill.

Sot pas përfundimit të turit çerekfinal, Kupa e Shqipërisë e edicionit 2020-21, prezanton 4 skuadrat që do të luftojnë deri në fund për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

Vllaznia e Shkodrës, Laçi i Kurbinit, Teuta e Durrësit, dhe Skënderbeu i Korçës, janë emrat e gjysmëfinalistëve të sotëm.

Ndonëse nga kjo garë, janë larguar më herët Tirana, Kastrioti, Bylis e Apolonia me përfundimin e turit çerekfinal, mbetën jashtë edhe Partizani e Kukësi.

Një edicion sportiv që po ecën disi çuditshëm për nga emrat dhe historia. Në kampionat udhëheq Laçi, vjen Teuta dhe Vllaznia. Të tria këto ekipe janë në gjysmëfinale.

Kuarteti plotësohet nga Skënderbeu i fundit në kampionat por me një etje të madhe për triumf në Kupë. Arsyeja? Për të siguruar një pjesëmarrje në Europë dhe më pas për të shlyer një tjetër vit nga dënimi 10 vjeçar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!