Fidel Ylli: Nesër plotësojmë kushtet e Ligës…

Fidel Ylli, i deleguari i qeverisë për ndjekjen dhe negocimin e problemëve të Ligës së Futbollit me 4 pikë-kërkesa, tha te ‘Procesi Sportiv’ në Top Channel se nesër në takim me palën e sportit, do ti hapet rrugë jeshile futbollit.

Çfar ngjet nesër?

Me 99% i plotësojmë të gjitha kërkesat e Ligës”– thotë prerë deputeti i Parlamentit Shqiptar.

Më herët Fidel Ylli ka deklaruar se emërimi i Libohovës në krye të Ligës është jo i ligjëshëm pasi sipas tij, ai mban edhe pozicionin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv dhe funksione të tjera në FSHF.

Por Ylli shtoi teksa argumenton kronologjinë e ngjarjeve, se i ka kërkuar Armand Dukës të dalë nga strofka pasi për negociatorin, të gjitha janë situata të stisura nga kreu i FSHF-së.

Une e di që Liga te ne është një shtojcë. Nuk e ka Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, askush në Ballkan.Të kesh Ligë Profesioniste pa seli dhe pa buxhete, vetëm këtu ngjet. Të kesh Ligë, ajo është patentë, se duke bërë Premier Ligën je futur në bursë, tregon që ke të ardhura. Kjo është sa për t’i hedhur hi syve opinionit, kjo nuk është Superligë, është sipas ligjit kampionat i Kategorisë së Parë.

Libohovëne kam mik, është financier i mirë, por në çdo vend kryetari i Ligës mund të bëhet anëtar i Komiteti Ekzekutiv, por jo e kundërta. Këtu është gjithçka anapulla. Iu kam thënë, thoni presidentit Duka të dalë nga strofka”– tha ndër të tjera Fidel Ylli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!