Përfundon takimi, të premten… ‘tym të bardhë’

Përfundon pa një vendim final takimi i sotëm në Ministrnë e Financave mes përfaqësuesëve të Ligës dhe të qeverisë lidhur me avancimin e negociatave për 4 kërkesat e Ligës. Deputeti Fidel Ylli tha se gjërat janë thuaje të kopsitura dhe se zgjidhja është gati.

Vetëm se për të shkelmuar ‘topin’, pritet edhe një takim lidhur me Ligjin e sponsorizimeve. Sipas negociatorit Ylli, përgjigja e fundit duhet të kalojë nga fundjava duke lënë të kuptohet se pret një takim me kreun e qeverisë Rama.

Sot kishim takimin e dytë me Ligën Profesioniste të futbollit. Ishte një takim ku në të shumtë e rasteve problemet e Ligës thuajse se janë të zgjidhura, kemi ngelur vetëm te problemi i Ligjit të Sponsorizimit. Edhe ministrja ishte shumë bashkëpunuese sot.

Kërkohet një konfirmim edhe nga qeveria për faljen e gjobave. Në qoftë se do të bëhet kjo, do të bëhet me një ligj specifik në parlament. Kërkon një vendim politik, nuk mund të bëhet një falje vetëm për Ligën apo për futbollin, por do bëhet për të gjitha bizneset.

Ne mendojmë që përgjigja përfundimtare do të jepet ditën e premte, mbasi ne të bisedojmë me kryeministrin. Do t’i japim zgjidhje përfundimtare gjithë këtyre problemeve që Liga ka shprehur”, u shpreh Fidel Ylli pas takimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!