Menemenspor rikthehet te rezultatet…

sportiim2

Selmani bëhët barrierë, mban të paprekur kuadratin. Karton i verdhë në të 82-ën

Në Kroaci, Lokomotiva Zagreb me 7 futbollistë shqiptarë, probleme me COVID-19, ndeshje e anuluar. Në Seria A, te Lacio e Tares, Strakosha e Muriqi thyhen keq nga Sampdoria 3-0.

Ndërkohë që në Turqi dy skuadra të Ligës së Parë, nga dy futbollistë në ‘rozë’. Istanbulspor me Rrocën e Abazaj, po ecën me hap kampioni drejt Superligës turke. Dy golat e Rrocës në fundjavë,i dhanë tri pikë të tjera kryesusëve turq të ligës inferiore.

Ndërkaq Menemenspor, skuadra tjetër turke në Ligën e Parë me Gentian Selmanin e David Domgjonin nuk i ka hiç mirë punët. Deri ditën e sotme skuadra mbante vendin e fundit me vetëm 1 pikë në 4 ndeshje.

Sot skuadra “shqiptare” për javën e 5-të, ka dhënë shenja pozitive teksa ka barazuar në transfertën e Akisarit 0-0. Të dy ish- futbollistët e Laçit, luajtën nga 90′ minuta.

?>