Protokolle strikte, Superkupa, biletat deri në 9 shtator…

‘Pushkash Arena’ me kapacitet 67.000 tifozë, do të presë në finale të Superkupës Bajren-Sevilja në 24 shtator, afro 20.000 tifozë.

Biletat për Superkupën e Europës mes Bajern Mynih dhe Seviljes në program për tu luajtur me tifozë në Budapest, do të kenë akses deri në 9 shtator për të aplikuar për bileta.

UEFA ka programuar të lejojë tifozë me një kapacitet të reduktuar deri në 30% të stadiumit ndërsa nuk do lejojë askënd të shkelë protokollin që ka bërë publik për ata që do jenë në shkallë.

Në dukje një test me tifozë me idenë e rikthimit të tyre pjesë-pjesë në impiante për shkak të pandemisë COVID-19. 

Rreth 20 mijë tifozë do të jenë të pranishëm për ta parë nga afër këtë ndeshje mes gjermanëve dhe spanjollëve.

Rregullorja e personave në ‘Pushkash Arena’ Hungari.

  • Mbani një distancë prej 1.5 metra nga spektatorët e tjerë.
  • Mbani një maskë në çdo kohë që mbulon hundën dhe gojën brenda gjithë perimetrit të stadiumit.
  • Lani dhe dezinfektoni duart kur është e mundur.
  • Bëni një kontroll të temperaturës së trupit gjatë hyrjes në stadium (tifozët me një temperaturë prej 37.8 ° C ose më lart nuk do të lejohen të hyjnë në stadium)
  • Respektoni numrat e vendeve të akorduara nga UEFA të cilat sigurojnë 1.5 metra distancë midis të gjitha vendeve me biletë (të gjitha biletat brenda një porosie do të vendosen direkt pranë njëra-tjetrës).
  • Të mos zënë ndonjë vend tjetër, përveç atij të caktuar sipas biletës së tyre.
  • Nuk duhet të vini në stadium nëse keni ndonjë nga simptomat e COVID-19. Tifozët që kanë bileta gjithashtu nuk duhet të vijnë nëse ata kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 brenda 14 ditëve të fundit ose nëse kanë qenë në kontakt me dikë gjatë 14 ditëve të fundit që ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Në raste të tilla, UEFA do të rimbursojë vlerën nominale të biletave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!