Hungaria vendos karantinë për ndjekësit e Superkupës…

Superkupa e Europës mes Bajernit dhe Seviljes, pogramuar në 24 shtator në Budapest, do të jetë e para që nga koha e pandemisë globale që do të shohë publik në shkallë për garat e organzuara nga UEFA.

Do të jetë e mundur të ulen në tribuna rreth 30% të kapacitetit, ekuivalent me 20 mijë spektatorë. Ndërkaq,Hungaria nuk dëshiron të marrë risqe teksa koronavirusi endet gjithandej ndaj për këtë po merr masa paraprake.

Për këtë qeveria hungareze do t’u kërkojë atyre që vijnë nga jashtë të bëjnë një karantinë për 14 ditë ose të paraqesin rezultatet e dy testeve negative.

Këto tamponë duhet të bëhen brenda pesë ditësh para mbërritjes në vend dhe me një ndryshim midis një testi dhe një tjetri që nuk kalon 48 orë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!