Shorti, Tirana ndaj Jang Bojs

Jang Bojs-Tirana në 1 tetor në stadiumin e Bernës. Ndeshje direkte që vendos skuadrën që do ti bashkohet grupeve të Europa Ligës.

Sot në Nion të Zvicrës, Tirana gjen në play-off një zviceriane. Short i vështirë për 25 herë kampionët e vendit të cilët do të udhtojnë në tokën helvete me mision për të luajtur fatet e grupëve.

Ndaj Jang Bojs të vendosur te skuadrat favorite, bardheblutë që erdhen pa luajtur turin e kaluar, pritet të jetë tejet e vështirë.

Ndërkohë, Drita e Gjilanit e cila fitoi dje ndaj Sileks të Maqedonisë së Veriut në turin e dytë, do të ketë punë me ish-ekipin e Armando Sadikut, Legian e Varshavës. Më pas vjen paëballaj me karabak. Gjithnjë nëse kalojnë fillimisht polakët në Varshavë..

Shorti:

Jang Bojs-Tirana

Dinamo Zagreb-Floriana/Flora Tallin

Djungarden/Kluzh- KUPS/Suduva

Legia Varshavë/Drita-Karabak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!