Lion-Bajern dhe Lahoz

Do të luhet sonte gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

Lion dhe Bajern Mynih në betejën mes tyre për tju bashkuar PSG në finale duke nisur nga ora 21:00.

Fitorja spektakolare 8-2 kundër Barcelonës i ka dhënë Bayern Munich të drejtën për të qenë favorite sot ndaj Lionit të Rudi Garcias me teknikun francez i cili nuk lë pa përgjigje.

“Nëse llogaritni humbjen tonë pa zbritur në fushë, po qëndrojmë në hotel‘ ,ka replikuar ish-trajneri i Romës. “Tregues të lartë kishte edhe Siti përpara se të ndeshjej me Lionin”- përgjigjet tekniku. Garcia i ka të gjithë në dispozicion ndërsa gjermani Hansi Flik ka në pikëpyetje francezin Pavard

Në fakt mbrojtësi francez nuk luajti as në çerekfinale ndaj Barcelonës. “Lyon është një skuadër e fortë dhe e di që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të kujdesshëm që nga minuta e parë. Jemi favoritë, por asgjë nuk është vendosur.

Jemi skuadra më e mirë në Europë dhe ky trofe do të ishte kurorëzimi i një sezoni fantastik”, ka thënë trajneri i Bajernit Hansi Flik në konferencë për shtyp.

Kjo gjysmëfinale do drejtohet nga gjyqtari spanjolli Mateu Lahoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!