Egbo nga Tbilisi: “Shanse të barabarta kualifikimi”…

Tirana pas një udhëtimi të qetë me çarter, ka zbritur në fushë në stadiumin “Dinamo Arena” për seancën përpara se të luajë nesër përballë Dinamo Tibilisi me eliminim për Champions, duke nisur nga ora 19:00 me orën e Shqipërisë. Paraprakisht Egbo dhe kapiteni Muça dolën në konferencë për shtyp.

 Ngo?

Ai ka qënë sulmuesi kryesor për ne. Gjithsesi, Muçi e ka zëvëndësuar mjaft mirë atë. Sa herë është aktivizuar, ka treguar vlerat e tij. Nuk na mungon, pasi ne punojmë si skuadër”.

Fitore? 

I kemi shanset te barabarta. Ata luajnë në shtëpi. Shpresojmë që të japim maksimumin dhe të marrim rezultatet që dëshirojmë. Është një ndeshje Champions-i kemi ardhur për të dhënë maksiminin tonë. Do të futemi në fushë për të fituar. Shpresojmë që sa më shpejt të rikthehen tifozët në stadium, pasi janë një forcë për ne”.

Dinamo?

Duke pasur parasysh që Dinamo është duke luajtur në shtëpi, unë mendoj se do të jetë një avantazh i vogël për ta. Përkundër gjithë kësaj, ne do të përpiqemi të prezantohemi në mënyrën më të mirë. Fjalët e presidentit tonë të klubit ishin keqkuptuar. Ai do të thoshte që shorti dhe grupi ku ishim kishim kundërshtarë mjaft të ashpër. Kishte ekipe të tilla me përvojë si Makabi Tel Aviv, Karabak dhe Astana, dhe Dinamo është një ekip i nivelit tonë për sa i përket cilësisë së lojës”.

U ktheva në Gjeorgji pas një pauze 17-vjeçare dhe mund të them që jo vetëm në aspektin e futbollit, qyteti dhe vendi në tërësi janë zhvilluar ndjeshëm. Më vjen mirë që kam parë që Tbilisi ka ndryshuar kaq pozitivisht

Kualifikimi?

Dinamo është një ekip interesant dhe luftues. Shanset janë në 50-50,”- tha ndër të tjera Egbo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!