Tifozët e PSG, ‘përmbysin’ qytetin, 36 të ndaluar

Policia franceze ka arrestuar 36 persona në Paris pas fitores së Paris Saint-Germain në gjysmëfinale të Champions League ndaj Lajpcig 3-0.

Mijëra tifozë të PSG, kryesisht të rinj, pa maska, ​​pavarësisht protokolleve franceze për sigurinë në luftën kundër Koronavirusit, qindra tifozë festuan me pishtarë, këngë dhe gjithëçka iu erdhi për biletën e finales së skuadrës së tyre.

Fatkeqësisht, një pjesë e festimit u shndërrua në përleshje me policinë dhe një seri vjedhjesh në dyqane përreth Champs Elysees. Ultrasit kaluan cakun pasi në disa vende vendosën barrikada për të penguar forcat e rendit.

Sakaq u njoftua se në bilancin paraprak janë ndaluar gjithsej 36 persona, me 14 të akuzuar për “dhunë” ndaj policisë dhe pjesa tjetër me vjedhje të dyqanëve. (video)

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!