Covid-19, UEFA modifikon garat e moshave

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur shtyrjen e kompeticioneve të ekipeve kombëtare të të rinjve, për shkak të situatës së pandemisë dhe për të mbrojtur shëndetin e të rinjve.

Gjithashtu, siç thuhet edhe në deklaratën zyrtare, këto modifikime bëhen edhe për të kursyer kostot e trajtimit të protokolleve shëndetësore, siç është kryerja e testeve. Ndryshimet e përkohshme u krijua pas konsultimit me 55 federatat anëtare të UEFA-s, në një takim, ku është vendosur:

Kompeticionet 2019-20

Femra, U-17:

– Mbylljen i raundit elitar dhe fazën finale të turneut

– Nëse konfirmohet Kupa e Botës për Femrave FIFA U-17, tri ekipet europiane me koeficientin më të mirë në renditje, do të kualifikohen për në finale (Gjermania, Spanja dhe Anglia)

Meshkuj, U19:

– Raundi elitar do të luhet në tetor 2020

– Faza finale e turnout, në Irlandën e Veriut

– Faza e ndeshjeve në grupe, në nëntor 2020

– Raundi eliminator, në mars 2021

Kompeticionet 2020-21

Femra U-17:

– Raundi kualifikues do të luhet në fund të shkurtit 2021 (12 mini-turne)

– Raundi elitar është anuluar dhe zëvendësuar me “play-off”

– Ndeshjet “play-off” (14 ekipe) do të luhen në fund të marsit 2021

– Faza e finale e turnout, siç ishte planifikuar (Ishujt Faroe, maj 2021)

Meshkuj U-17:

– Raundi kualifikues do të luhet në fund të marsit 2021 (13 mini-turne)

– Raundi elitar u anulua

– 13 fituesit e grupeve, me 2 faza do të kualifikohen në finalet e turneut, që do të luhet ashtu siç ishte caktuar (Qipro, maj 2021)

Femra U-19:

– Raundi kualifikues do të luhet në shkurt 2021 (12 mini-turne)

– Raundi elitar është anuluar dhe zëvendësuar me “play-off”

– Ndeshjet “play-off” (14 ekipe) do të luhen në prill 2021

– Faza e finale e turneut, siç ishte planifikuar (Bjellorusi, prill 2021)

Meshkuj U-19:

– Raundi kualifikues do të luhet në mars 2021 (13 mini-turne)

– Raundi elitar është anuluar dhe zëvendësuar me “play-off”

– Ndeshjet “play-off” (14 ekipe) do të luhen në fund të majit 2021

– Faza e finale e turnout, siç ishte planifikuar (Rumani, korrik 2021)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!