“Golden Boy”, 60 kandidatë për çmimin…

Gazeta italiane “Tuttosport” ka shpallur listën e 60 emrave kandidatë, që do të garojnë për titullin “Golden Boy” i vitit, një çmim individual që jepet çdo vit, për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç të sezonit. Ai do të jepet, si zakonisht, dhjetorin e ardhshëm.

Listën e kandidatëve përfshin emrat e Sanço (Dortmund), Haland (Dortmund), Kamavinga (Rënes), Dejvis (Bayern), Foden (Siti), Grinvud (Man. Junajtid), Rodrigo (Real Madrid),Vinicius ( Real Madrid), por edhe të tjerë.

Në mesin e tyre, mesfushori Haland që ka shënuar 29 gola në 29 ndeshje; Sanço me 17 gola dhe 17 asistime në Bundesligë; Dejvis, një nga më të spikaturit te Bayern, janë favoritët e mëdhenj për të pasur suksesin Zhoao Feliksit, si “Golden Boy” (Djali i Artë) i sezonit të shkuar.

Në një nivel më të ulët pretedentësh, do të ketë lojtarë si Kamavinga, Foden, Ansu Fati, ose Vinicius, të cilët edhe pse kanë pasur momente të një niveli shumë të lartë, përgjatë vitit kanë mungesë qëndrueshmërie dhe rregullsie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!