CAS, Trabzonspori humb gjyqin me UEFA-n

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me seli në Lozanë të Zvicrës, njoftoi se ka refuzuar ankesën e klubit turk Trabzonspor, i cili kundërshton përjashtimin e tij nga UEFA në garat evropiane për sezonin 2020-2021.

Trabzonspor fitoi kualifikimin për pjesëmarrje në turin e parë në Champions League, pasi në kampionatin turk të Super Lig, u rendit i dyti pas Basaksehir. Por UEFA e ka përjashtuar klubin turk, për shkak të mosrespektimin e një marrëveshje financiare të lidhur në vitin 2016.

Për këtë arsye, tani skuadra e Beshiktashit, që është renditur në vendin e tretë në Super Lig, do të luajë në Champions League në vend të Trabzonsporit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!