La Liga mbyll edicionin…

Sukses i madh i skuadrës Granada, arrin një biletë europiane

Bien nga La Liga, Espanjol, Majorka dhe Leganes

Spanja mbylli në fushë sot kampionatin elitar të futbollit. Me Realin kampion për herë të 34 që nga e enjtja, praktikisht në këtë javë të fundit të 38-të, më së shumëti u luajt për fundin e tabelës.

Selta Vigo shpëton vetëm nga fakti që Reali nuk toleroi aspak në derbi me Leganes (2-2) duke i dërguar bashkëqytetarët e Madridit në Secunda. Këtë fat pati edhe Majorka dhe Espanjoli.

Verdiktet e sezonit:

Kampion: Real Madrid.

Champions League: Real Madrid, Barcelona, At. Madrid, Sevilja.

Europa League: Vijarreal, Real Sociedad, Granada.

Bien nga La Liga: Espanjol, Majorka dhe Leganes.

Rezultatet e javës së fundit në La Liga.

Alaves- Barcelona 0-5

Vijarreal-Eibar 4-0

Vajadolid-Betis 2-0

Leganes- Real Madrid 2-2

Sevilja- Valencia 1-0

Espanjol-Selta 0-0

Levante-Getafe 1-0

Granada-Bilbao 4-0

Osasuna-Majorka 2-2

At. Madrid-Real Sociedad 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!