Mesi e mbyll me 25 gola…

Sot luhet java e fundit e La Liga-s. Alaves-Barcelona hapi epilogun e elitës spanjolle duke u mbyllur me fitoren katalanase 0-5. Pak çaste më parë përfunduan Vajadolid- Betis 2-0 dhe Vijarreal- Eibar 4-0. Të tjerat do të ulin siparin në orën 21:00.

Barcelona e mbyll La Ligan me fitore me goleadë ndaj Alavesit në transfertë, duke triumfuar me rezultatin 0-5.

Dy nga golat u shënuan nga Lionel Mesi, i cili gjithashtu në një gol dha asist për Ansu Fatin, duke thyer rekordin e Ksavit, si asistuesi më i mirë në historinë e elitës së futbollit spanjoll brenda një sezoni, me 21 sherbime.

Ndërkohë, Mesi me 25 gola dhe 21 asistime thyen edhe rekordin e ish-sulmuesit të famshëm të Bilbaos, Zarra, që e ka fituar gjashtë herë këtë trofe individual, ndërsa për Mesin do të ishte i shtati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!