La Liga, zgjidhet formacioni ‘Tip’

Spanja uli mbrëmë siparin e La Liga-s me Real Madrid kampion për sezonin 2019/2020. Në një edicion të pazakontë për shkak të pandemisë Koronavirus, iberikët dhanë shëmbullin se si një kampionat elitar në Europë di ti shkojë gjërave deri në fund.

Pas verdiktëve ardhur nga renditja përfundimtare e javës së 38-të, ‘Goal.com’ ka bërë me shpejtësi përzgjedhjen e formacionit më të mirë.

Janë katër lojtarë të Real Madrid në këtë formacion. Kurtua, Ramos, Benzema dhe Kasemiro. Nga Barcelona në listë janë Mesi e Pike. Navas nga Sevilja, Estupinan nga Osasuna, Saul nga At Madrid, Oyarzabal nga Sociedadi, Moreno nga Vijarreal.

Formacioni më i mirë i sezonit 2019-20 në La Liga:

Thibaut Courtois (Real Madrid), Jesus Navas (Sevilla), Sergio Ramos (Real Madrid), Gerard Pique (Barcelona), Pervis Estupinan (Osasuna), Lionel Messi (Barcelona), Casemiro (Real Madrid), Saul Niguez (Atletico Madrid), Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Karim Benzema (Real Madrid), Gerard Moreno (Villarreal).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!