Turqia pranë kthimit në fushë por rasti i Ankaragucu…

Shenja ‘jete’ edhe për futbollin në Turqi. Pasi Presidenti Rexhep Taip Erdogan njoftoi mbrëmë planin për fazën 2 të hapjes, shpresa për tu rikthyer në fushë edhe skuadrat e futbollit po rritet.

Të paktën gjashtë klube të Superligës turke kanë rifilluar stërvitjen në orët e fundit. Por pikërisht këtë mëngjes teksa gjithçka po shkonte në drejtim të normalitetit erdhi lajmi i keq i regjistruar për një lojtar të Ankaragucu me COVID-19.

Ekipi nga kryeqyteti kreu dje testime për të gjithë lojtarët dhe pjesën tjetër të stafit në funksion të një rifillimi të mundshëm të stërvitjes.

Futbollisti, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, tani është në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Njoftimi i klubit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!