Gladbahu dy raste me infeksion…

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga kontrollet me tamponë, Gjermania para se të merret vendimi përfundimtar për rinisjen e garave, sërish ndeshet me infeksione të futbollistëve të caktuar.

‘Rheinische Post’ raporton se pas Këlnit, mes dhjetë pozitivëve ka edhe një lojtar dhe një fizioterapist nga Borusia Mynshengladbah.

Kompania aktualisht nuk e konfirmon, por thotë se do të japë më shumë informacione pas rezultateve të radhës së dytë të testeve të kryera.

Pati edhe një rast nga Bundesliga 2 teksa një anëtar të stafit të Aue Erzgebirge, rezultoi pozitiv.

Ende nuk ka ‘alarm’ për ndalesë dhe Bundesliga1 e 2, pritet të marrin dakortësinë e kancelares për tu kthyer në stërvitje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!