Këlni prish planet, tre me COVID-19

Këlni raportoi se tre persona u gjetën pozitivë për Koronavirus te klubi pasi e gjithë skuadra, dhe stafi u testuan dje. Të tre personat, futbollistë apo jo, do të karantinohen për 14 ditë në shtëpi.

Klubi i Bundesligës në respekt të privatësisë nuk përmend emra. I gjithë ekipi, si dhe stafi trajnues dhe mbikëqyrës ishin testuar.

Të tre personat, nuk shfaqnin simptoma, por ata u dërguan në një karantinë shtëpiake 14-ditore.Pjesa tjetë e skuadrës falë distancimit fizik ëshë mirë dhe punon në terren.

Shëndeti dhe privatësia e lojtarëve të punësuarve tanë, kanë përparësi mbi të gjitha konsideratat e tjera. Masat e mëparshme si dhe strategjia e testeve të rregullta kanë vërtetuar se ne tani mund të përgjigjemi me zgjidhje individuale.”- tha drejtori menaxherial Horst Heldt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!