Revoltë ‘verdheblu’, Elbasani në këmbë…


KF Elbasani, fituesi i 2 kampionatëve, 2 Kupave të Shqipërisë, dhe të 1 Superkupe, rrezikon të humbë nga ‘harta’ sportive në vend.

Gjithnjë duke marrë si bazë versionin më të keq të mundur. Skuadra e cila luan në Kategori të Parë, që prej 2012-ës, ndjen se faza shkatrrimtare po e përndjek edhe në këtë ligë duke rrezikuar të shkojë akoma më poshtë.

Kompania angleze “Manchester Group”, u afrua te verdheblutë duke marrë aksionet kryesore teksa Arben Laze dhe Bashkia Elbasan, vijuan të mbeten në klub me donacione të prekshme.

Asgjë. Anglezët sapo shënuan emrin si pronarë, ‘u zhdukën’ duke dhënë impaktin e një kompanie fantazmë. Së paku për kontributin te skuadra e Elbasanit me një histori të lavdishme e një stadium bashkëkohor si ‘Elbasan Arena’.

Lëvizja:

‘Sporti im.al’, ka mësuar se në Elbasan ka nisur ‘revolta’. Nën siglen,“Të shpëtojme KF Elbasanin“, po merren hapa në disa faza që organizatorët kanë menduar.

Paraprakisht po kryhet plotësimi i një dokumenti ‘peticion’ regjistrimi online.

Hapi i dytë, ka të bëjë me marrdhënjen Bashki- çështje gjyqësore me anglezët në mënyrë që klubi të kthehet në zotërim të institucionit vendor.

Kjo është diçka e mirë për gjithë qytetin pa dallim partie. Mos u ndjeni të frikësuar nëse jeni në poste partiake. Ne do të bëhëmi palë me çdo aksioner të KF Elbasanit. Jemi pale me Kryetari i Bashkisë, të nisë procedurat e duhura e të marrë sërish aksionet e klubit’.-thonë organizatorët.

Sakaq, deri tani, organizatorët për nismën ‘Të shpëtojmë KF Elbasanin’ kanë mbledhur mbi 200 firma onlinë.

Kreu i Bashkisë Gledian Llatja, përpos turmës së tifozëve vedheblu, do ketë rastin të përballet në këtë nismë edhe me ish-futbollistë kampionë të Elbasanit në të shkuarën.

1 thought on “Revoltë ‘verdheblu’, Elbasani në këmbë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!