Kamza nuk ‘demolohet’, Suli: ‘Nuk jam pronari’

Në një prononcim për “ABC News”, Rakip Suli kreu i Bashkisë Kamzë hedh poshtë zërat për prishje të impiantit sportiv ‘Fuat Toptani’.

Sipas Sulit të gjitha orvatjet kanë qënë dashakeqe dhe pa një fill të qartë e objektiv. Kreu i bashkisë shton se do përpiqet të ribëjë skuadrën dhe të investojë për impnatin aktual.

Që të jemi të qartë, deri tani që flasim, nuk kemi pasur asnjë ide për marrjen e një vendimi për prishjen e stadiumi të Kamzës. Dihet që Kamza nuk e vazhdon aktivitetin. Ne mund të gjejmë ambient tjetër për të ndërtuar stadium tjetër, me të gjithë parametrat që duhet.

Gjithsesi, për të vajtur te kjo pjesë, së pari ka një faturë ekonomikë. Duhet edhe një projekt, pastaj duhet bërë dëgjesë publike me qytetarët. Unë jam kryetar bashkie, nuk jam pronar. Sa i takon investimeve të mëdha që bëhen në territorin e Bashkisë Kamzë, do vendoset me dëgjesa publike, pa shkuar në Këshill Bashkiak. Kjo jo vetëm për stadiumin”.

Bashkpunim? “Jo vetëm do kërkojmë mbështetjen e Federatës, por edhe një ide, mbi parametrat, kushtet, nëse do të vendoset për një stadium tjetër.

Ata kanë specialistë që kanë ide më të qarta. Federata është në plan të parë, nëse vendosim zhvendosjen e këtij stadiumi nga qendra e Kamzës” –ndër të tjera Suli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!