Njerëz, ‘Jemi Dinamo e 18 titujve kampionë…’

Dinamo dhe Elbasani dy skuadrat që kanë bëre histori me tituj e Kupa, teksa dergjen në Kategori të parë, janë në rrezik të madh. Nëse kampionati i Kategorisë së Parë nuk fillon, atëherë me deklaratat e fundit të FSHF-së, mbështetur te udhëzimet e UEFA-s, këto klube bien në të dytën.

Blutë në përpjekje për të ‘mbijetuar’, sjellin në vemendje modelet e kampionatit holandez e argjentinas, për të mos lëvizur strukturën aktuale në renditje, e cila përkthehet në ruajtje të kategorisë.

Dinamo shkruan gjërë e gjatë në Facebook:

“Këto ditë, në media dhe portale po qarkullojnë lajme e formula të ndryshme rreth vazhdimit ose mbylljes së kampionateve të futbollit në vendin tonë. Përtej situates së veshtirë që po kalon futbolli dhe FK Dinamo në vecanti, edhe për efekt të renditjes, duam të sigurojmë tifozët që pavarësisht shqetësimit, së bashku do ta sigurojmë qendrimin në kategori dhe me mbylljen e edicionit do të fillojmë një faqe të re, ku objektivi i vetëm do të jetë arritja në Superligë.

Në referencë të ndonjë shkrimi, i’u bëjmë me dije se nuk ka ndonjë rregullore të veçantë nga UEFA për përcaktimin e garës në kampionatet që mbyllen për efekt të situatës së krijuar nga COVID-19.

Të gjitha vendimet janë objekt i vendimarrjes së organizatorit të garës në vendet respektive (FSHF). Duhet të shtojmë që vetëm liga franceze e futbollit mori një vendim mbas ndërprerjes, për të ndarë titullin dhe zbritjen e dy ekipeve me një kategori më poshtë, ku distanca e pikëve me vendin e tretë ishte mbi 10 pikë diferencë (dhe dy ekipet po i drejtohen gjykatave sportive).

Të gjithë kampionatet e tjerë të ndërprera kanë stopuar renditjen aktuale, por pa zbritur ekipe në kategoritë më të ulëta. Kemi edhe shembullin e federatës argjentinase, ku pas ndërprerjes mori një vendim, ku për dy edicione rradhazi të mos ketë zbritje të ekipeve nga kategoritë.

Aktualisht formula e Kategorisë së Parë, me mbylljen e play-out në të dy grupet A/B, zbret nga dy ekipe në secilin grup dhe ekipi i tretë nga fundi i grupit A/B bën një ndeshje për play-out, me skuadrën e renditur e dyta, në grupin përkatës së kategorisë së dytë.

Të jemi bashkë dhe të mbështesim ekipet që kanë bërë histori në futbollin shqiptar! FK Dinamo, Flamurtari, Elbasani e Luftëtari janë emblema të futbollit në vend. Sporti dhe në veçanti futbolli, nuk është vetëm komercial, por dhe një histori e brezave ku të gjithë duhet t’i japim mbështetje!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!