Lushnja për ngjitjen, ‘fitojmë të radhës…’

Sekretari i Përgjithshëm në FSHF Ilir Shulku, në daljet e fundit publike ka inkurajuar e dhënë detaje për rifilimin e garave zyrtare në kompeticionet sezonale brenda muajit maj.

Këtu nuk bëjnë përjashtim skuadrat e Kategorisë së Parë të cilat edhe pse shumica e tyre janë në vartësi të bashkive, sërish presin të luajnë fatet e edicionit gjatë periudhës së lejuar.

Lushnja:

Te Lushnja, njëra nga skuadrat më kompetitive të Grupit B, shprehen se futbollistët janë të izoluar prej shumë javësh në banesat e tyre në Lushnjë, Peqin, Elbasan dhe Fier.

Me Fatjon Sefën ende në rekuperim pas atij dëmtimi të gjatë, futbollistë si Canka, Gava, E.Magani, Nako, Mone etj, presin me padurim të dalin nga ‘strofka’.

Edhe pse në vend të tretë në Grupin B në “play off”, skuadra e Gjylës ka shanse reale për të rimarrë vendin e parë.

Nuk kemi kryer seanca të rregullta pasi kemi zbatuar rregullat e vendosura nga shëndetësia. FSHF nuk na ka përfshirë në projektin ndimës pasi ne jemi 100% me paga të garantuara nga Bashkia Lushnjë.

Nëse fitojmë takimin e parë parashikuar në kalendar, kthehemi fort te ambicja për vendin e parë. Por më parë, le të nisim përgatitjet dhe më pas të luajmë ato 6 ndeshje që parashikon faza play-off’,- tha njëri nga lojtarët që preferoi anonimatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!