Muhametaj: ‘Dinamo rrezikon, presidenti me dy standarte’

Presidenti Pontreli në karantinë në ‘Dajt’, skuadra e madhe në rrezik…

Dinamo. E destinuar të luajë fazën ‘play-out’ në Kategori të Parë. Në një moment mjaft delikat për fatet e saj, teksa gjëndet e fundit me 11 pikë (Shkumbini i përjashtuar).

Ndër më të frikshmet për Dinamon e 70 viteve histori suksesi.18 titujt kampion, e dyta pas Tiranës (24), e mbajnë skuadrën blu ende në piedestalin e librit të artë sportiv shqiptar.

U duk se me presidentin Marko Pontreli, Dinamo do rimëkëmbej shpejt. Në janar pati një mori nismash. Organizim në staf e kontigjent. Shenjat e para u dhanë dhe blutë gati nisën të largohen nga fundi. Kulmi fitorja e Dinamos me Besëlidhjen pretendente.

Por… Pontreli nis të bëjë të ‘fortin’. Nuk trajton si duhet lojtarët vendas, duke mos iu paguar rregullisht pagat. Për ide kundra, largohet krahu i djathtë i italianëve, Muhametaj dhe fill pas tij edhe bashkëkombasit e Pontrelit, pjesë e stafit teknik Enzo dhe Roberto Pasareli.

Edmond Muhametaj për ‘Sporti im.al‘:

Isha në anën e futbollistëve. Pata mospërputhje idesh me presidentin. Më dukej sikur nuk i përfillte dhe trajtonte si duhet lojtarët shqiptarë. Për të mos thënë që dhe pagat u bënë problem…”

Kam ikur pas fitores me Beslidhjen në Tirane. Ika dhe nuk e lashë Dinamon të fundit. Menjëherë u mundën në dy ndeshje me Veleçikun dhe Egnatian. Pas meje kanë ikur dhe drejtori sportiv Enzo Pasareli dhe preperatori atletik Roberto Pasareli”, – tha ish-drejtuesi i lartë blu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!