Lici: ‘Jemi të rrezikuar, presim ndihmë…’

Administratori i Vllaznisë Suad Lici, në një intervistë për FanZonë’ në SuperSport, shprehet se edhe Vllaznia është në vështirësi dhe ka nevojë po aq sa klubet e tjera për tu ndihmuar nga qeveria. Edhe pse klubi shkodran është i gjithi nën juridiksionin e Bashkisë Shkodër.

Jemi njësoj si klubet e tjera, duam ndihmë që të shpëtojmë…’- thotë Lici

Vllaznia më mirë se klubet e tjera?”

 Unë do të thoja se klubi ynë funksionon si ekip privat, pasi kemi niptin tonë dhe paguajmë çdo taksë konform rregullave dhe ligjeve të shtetit.

Sa i takon buxhetit, është e vërtetë që është miratuar nga bashkia, por ne akoma nuk kemi kaluar pasqyrat financiare të vitit të shkuar dhe për këtë gjë një pjesë e administratës nuk paguhet prej katër muajsh. Kjo situatë i ka prekur të gjithë, jo vetëm ekipet e bashkive, por gjithë sportin në përgjithësi.

Në pozicionin tonë është akoma më e vështirë sepse paguhemi me taksat e qytetarëve shkodranë. Duhet të kemi parasyysh që ne të gjitha kontratat me futbollistët na mbarojnë më 31 maj.

Kërkojmë që shteti të na ndihmojë sepse jemi të detyruar të zgjasim çdo kontratë, edhe me akomodimin, transportin. Mos të harrojmë se gjithë akademia është e papaguar sepse është mbyllur çdo biznes. Të mos harrojmë se ne kemi për të paguar edhe detyrime ndaj shtetit, diçka që e bëjmë muaj për muaj. Detyrimet vazhdojnë, ndërkohë që ne nuk gjenerojmë të ardhura.

Paga të rreme?

Nuk kemi disktutuar me lojtarët për ulje të pagës sepse kemi menduar të shohim situatën njëherë nëse do të na ndihmojë shteti dhe të shohim procedurat. Nuk jam dakort me atë që ka thënë kryeministri. Vllaznia është i vetmi klub i formalizuar plotësisht. Çdo pagë e ka të formalizuar në mënyrë të saktë. Flas për klubin e Vllaznisë.

Kërkesat tuaja?

Futbollistët duhet të paguajnë transportin dhe qiranë dhe kjo është një kosto shtesë që do ja kërkojmë bashkisë. Nëse do të bëhen ndeshje pa spektatorë, a janë gjithë ata lekë që nuk i hyjnë arkës së klubit përsëri? Prandaj kërkoj ndihmën e qeverisë dhe Federatës.

Shteti siç po ndihmon çdo biznes të na ndihmojë edhe ne. Çdo lloj ndihme edhe simbolike qoftë do të ishte një gjë shumë e mirë për sportin. E para është jeta e njerëzve, por edhe futbolli duhet të ndihmohet disi.”- tha Lici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!