Laska: ‘Te klubi im paguhet kush punon…’

Në ‘FanZonë të SuperSport, sot ka folur përmes lidhjes telefonike edhe presidenti i klubit të Laçit, Pashk Laska.

Edhe pse gjatë gjithë viteve të fundit, klubi bardhezi është dalluar për korrekësi në kontrata bilance etj, sërish duket se emergjenca koronavirus, prek edhe klube model në nivel Kombëtar.

Laska ndërsa e drejton klubin kurbinas që nga marsi i vitit 2005, ka pohuar se tashmë klubi është totalisht në vështirësi. Nuk shoh dritë jeshile për ndihmë nga FSHF apo shteti’- evidenton numri ‘një’ i Laçit.

Klubi në gjëndje kritike?

“Në fakt jemi 75% me 25% që ka Bashkia por ska shumë rëndësi kjo pjesë. Rëndësi ka se kush do ti paguajë sportistët dhe si do ushqehen si do ecë sporti në këtë periudhë.

Mendimi im është se që nga 11 shkurti, e për këtë kam njoftu edhe sportistët e mi, të cilat i kemi bërë publike në faqet tona informuese, se klubi nuk merr përsiper asnjë lloj pagese, asnjë lloj diete, asnjë lloj trajtimi ushqimor.

Unë kam një biznes privat dhe leket nuk mund ti shpërndaj kot. Te unë paguhet kush punon jo ai që nuk punon.

Deklatara e Kryeministrit?

Kryeministri e para e punës i ndjek të gjitha zhvillimet, derisa është kryeminister, megjithatë jam i mendimit që ne të paguajmë dhe të deklarojmë ato që paguajmë. Flas gjithnjë në emër të klubit tim. Mendoj që klubi im (Laçi), funksionon në mënyrë të drejtë paguan ata dhe deklaron ata që paguan.

Që do të thotë paguan rrogat, paguan trajtimin ushqimor, të gjitha ato që i përkasin një sportisti profesionist. Nëse këta mendojnë se një sportist profesionist mund të ushqehet me një dietë të një puntori të thjeshtë…

Do ti drejtoheni FSHF-së për ndihmë?

Unë i jam drejtuar të gjithëve si FSHF-së, si shtetit. Kemi dhënë mendimet tona te kjo pjesë por deri tani nuk shoh asnjë dritë jeshile...

E derisa nuk shoh asnjë dritë jeshile as te Federata as te shteti, mendoj se jemi para një kolapsi të madh“- tha presidenti bardhezi Pashk Laska.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!