Kapllanaj: ‘Pa tifozë? Më mirë pa futboll’

Nëse ndeshjet luhen pa tifozë, më mirë të mos luhet fare sepse edhe kjo ndikon shumë në çdo aspekt” –apelon Kapllanaj

Në një prononcim për “FanZone”, presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj ka shpjeguar situatën te klubi i tij duke u fokusuar te situata aktuale:

Situata?

“Kemi një kontratë 75% presidenti dhe 25% bashkia. Me ardhjen e kryebashkiakut të ri ndihma është zero dhe të gjithë po e mbulojmë vetë në këtë periudhë. Kjo situatë është shumë e vështirë, sepse shumica e biznesve tona janë të pezulluara dhe është shumë vështirësi e madhe, pasi nuk e di se si bëjnë klubet e tjera. Ndoshta shumica janë pronë e Bashkisë dhe institucioni që në fillim ka një buxhet enkas, ne funksionojmë ndryshe.

Ndihma dhe përgjigja jo e Kryeministrit?

“Doja të thoja që është një moment shumë i vështirë jo vetëm për sportin por për të gjithë. Derisa jemi në studio sportive flasim për sport. Nuk e di se çfarë plane ka kryeministri, por të gjithë, kryeministri, FSHF, FIFA e kushdo duhet që ta ndihmojnë sportin.

Flas për klubin tim, pasi kemi shumë lojtarë të huaj dhe janë 4-5 lojtarë shqiptarë të Greqisë që janë të grumbulluar. Pa thënë se edhe trajneri dhe familja janë në Ballsh. Mundohemi t’i mbajmë, por sa do vazhdojë edhe kështu. Duhet që shteti të kthejë kokën nga futbolli.

Lojtarët e huaj nuk kanë ku shkojnë, ne i kemi nga Afrika, Uruguaji, Argjentina janë të detyruar që të jetojnë në Ballsh. Fatmirësisht kam hotelin tim, janë në dhoma veç e veç, madje dhe këtu ushqehen”.

“Do të ishte një ndihmë që të na ndihmonte të gjithëve edhe bashkia, në këtë moment të paktën të plotësojë 25% e vet.

Do të ishte ndihmë shumë e madhe, madje do ishte idealja sepse nuk dihet e sa do zgjasi kjo periudhë. Në këto kushte gjithçka do e ndihmonte klubin.’-ndër të tjera presidenti i Bylis Kapllanaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!