Partizani- Laci, në lupën e Starovës…

Ajo dihet. Sulejman Starova ndër mjeshtrit më të mëdhenj të trajnigut për gati 2 dekada, i simpatizon të dyja skuadrat që sot do të luajnë në ‘Elbasan Arena’ në orën 18:00.

Partizani- Laçi e gjitha për tu parë , teksa Starova ka një lidhje ‘gjenetike’ me të kuqtë por dhe me bardhezinjtë që vetë ‘Bobi’, i ka piketuar e stërvitur për shumë kohë.

Për ‘SuperSport’, tekniku ka thënë se kjo ndeshje do shkojë për ekipin që gabon më pak. E sheh më të kompletuar Partizanin dhe më me moral të lartë Laçin.

Partizani është me ekip të plotë dhe mund të zgjidhet formacioni më i mirë. Nga ana tjetër mungon Fangaj dhe janë dy skuadra që nuk kanë vetëm një lojtar por luajnë shumë si Xhixha, Nuabueze, Lushkja apo Teko. Kështu ka edhe Partizani.

Nuk shoh pika të dobët por Laçi është më i konsoliduar ndërsa Partizani jo në formën më të mirë. Ka bazën për më lart dhe konkurrencë të madhe.

Forca e ekipit të jep fitore. Parashikoj ndeshje të fortë dhe kush gabon më pak e ka më lehtë.

Unë nuk do të bëja asgjë më tepër se këto që po bëjnë aktualisht’,-ndër të tjera Starova 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!