Dueli i… ‘heshtur’

Në ‘Elbasan Arena’ takimi më i rëndësishëm i javës së 13-të. Nesër në 18:00 Partizani-Laçi, vjen si një derbi…

Kampionët në fuqi të Partizanit, pas atij barazimi të kritikuar në Vlorë, seancave dy javore në terren, rikthimit të Solomon, Asanit të piketuar nga fillimi por dhe me modulin e (pa) preferuar 4-3-3 në kërkim të fitores.

Në kahun tjetër kurbinasit e 4 fitorëve radhazi dhe Nuabuezën kryegolashënues me 12 gola. Cungu gati të ribëjë prapavijen e të presë zbatimin e modulit ‘fitues’.

Lerda në konferencë tha disa nga të ‘pathënat’ teksa homologu i tij, nuk ka preferuar të dalë në…’shesh’.

Fitorja e Partizanit ndan kreun me ndjekësit. Ajo e bardhezinjëve, dhuron kreun e renditjes për herë të parë. Ndaj kjo përballje, i ngjan një dueli të heshtur…

Sporti im.al‘, i ka parashikuar kështu skuadrat në fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!