Mema i ‘shtëpisë’…jashtë ‘shtëpisë’

Edhe pse dje pasdite Tirana u stërvit pa Ardian Memën dhe divorci me klubin dukej formalitet, lajmi për ndërprerjën e bashkëpunimit të teknikut me klubin bardheblu, doli në mesnatë.

Megjithatë klubi ende nuk e ka zyrtarizuar. Në fakt Mema, pas asaj nisje spektakolare që i bëri kampionatit, teksa flitej për titull, javët e fundit edhe pse skuadra gjëndet 3 pikë larg kreut, duket se nuk e pati më rolin e trajnerit me ‘veto” absolute.

Ai mund t’i ketë shtrënguar duart me Halilin për një ndarje ‘miqsh’ por në themel, Ardian Mema ka gabuar vetë. Që herët.

‘Lufta’ me drejtorët e shumtë e mbi të gjitha beteja e humbur me senatorët, janë baza e kësaj situate që vetë Halili, nuk ka ditur ta menaxhojë. Mema i ‘shtëpisë’, jashtë mureve të ‘shtëpisë’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!