Partizani, fitorja e ngjit në krye…

● Kategoria Superiore, Java e 9-të: Partizani- Skënderbeu 3-1 (Belica 3′, Telushi 19′, Çinari 60’/ Gripshi 45′)
Partizani e nisi në mënyrën më të mirë takimin e tij sot ndaj Skënderbeut. Në ‘Selman Stërmasi’ për javën e 9-të të kuqtë, në mundësinë ideale për të marrë kreun shënuan që në minutën e 3-të.
Trashi nga një këndore, aty ku ka gjetur mbrojtësin Belica, i cili arrin të kalojë skuadrën e tij në avantazh me një goditje me kokë. Por Partizani i Lerdës shënon edhe golin e dytë në të 19-tën.
Bruno Telushi ka marrë përsipër ekzekutimin e një goditjeje dënimi, duke e dërguar topin në kahun e majtë të Koliqit me barrierën e mundur.
Në fund të pjesës së parë Nazmi Gripshi, ndërsa më parë kishte provuar edhe Dejvi Bregu, ngushton rezultatin. Ishte e 45-ta.
Në pjesën e dytë, Partizani disi më kërkues, shpik një aksion ‘europian’ në të 60-tën, teksa në fund, Çinari, lojtari i momentit te të kuqtë, ul bukur me gjoks, shtyn përpara dhe me të majten mposht për herë të tretë Koliqin.
Minutat e fundit, ofrojnë një duel të madh mes miqëve dhe mbrojtjes vendase me Pollozhanin aktiv, por Hoxha tregohet super. Mbyllet 3-1, Partizani kampion i fazës së parë.
