Ahmataj, shefi i Tiranës për stolin…
Është Julian Ahmataj. Pasi kanë falenderuar Ardian Memën për punën një vjeçare, ka ardhur edhe emri i pasuesit të ish-trajnerit kryeqytetas.
Elbasanasi 40 vjeçar flitej se qëndronte mbi të tjerët si kandidaturë por së fundi, vjen edhe konfirmimi.
Në këtë mënyrë merr fund, situata kaotike që ishte krijuar te Tirana. Pritet që Ahmataj të startojë me seancat stërvitore që nga pasditja e sotme.