Bardhi i kuq deri në 2021

Kampioni i Shqipërisë, Partizani, vijon përgatitjet intensive për takimin e radhës që do ta luajë në Laç pas 10 ditëve. Skuadra e kuqe, nën drejtimin e Lerdës,vijon të ushtrohët në fushat e Elbasanit me të veçanten se këto ditë kryhet vetëm një seancë përgatitore, ajo e pasdites.

 Ndërkaq, Jurgen Bardhi, lojtari më i shtrenjë sipas ‘Transfermarkt’,në kampiontin shqiptar, ka rinovuar me Partizanin deri në vitin 2021.

Mesfushori sulmues nga Fushë-Kruja, i dalë nga Akademia e kuqe, i ka qëndruar gjithnjë besnik klubit Partizani, ndërsa tani që vlera e tij shkon deri në 600 mijë euro, për 21 vjeçarin nuk do të thotë asgjë.

Kështu, klubi përmes një postimi në rrjetin e klubit, bën të ditur se është arritur kontrata e re dhe se Bardhi, do të jetë një ‘partizanas’,deri në verën e vitit 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!